25 qershor 2015 – Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s që mbeti i vrarë dje në Lazarat në krye të detyrës është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Në orën 14:00 në Pallatin e Brigadave do të kryhen homazhet për efektivin 31-vjeçar.
 
Ndërsa në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit te varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
 
Arkivoli i Ibrahim Bashës do të jetë i mbuluar nga flamuri kombëtar, ndërsa orkestra frymore do të ekzekutojë himnin kombëtar.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/