25 qershor 2015 – Ngjarja tragjike në Lazarat, ku një efektiv i RENEA-s humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një aksioni policor në Lazarat, është raportuar në disa prej mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, si agjencia Reuters, Daily Mail, Fox News e të tjera.
Duke pasur në fokus, efektivin Ibrahim Basha, ish-pjesëtar të forcave të armatosura që kanë shërbyer në Afganistan, agjencitë e ndryshme theksojnë se ngarja ka ndodhur në një zonë të famshme për kultivimin e kanabisit, që gjeneronte miliarda eruo në vit, të shkatërruar pas operacionit të një viti më parë.
'Reuters' vë në dukje se pavarësisht kufizimit të ndjeshëm të prodhimit të lëndës narkotike, Lazarati vazhdon të mbetet një zonë e rrezikshme, ku banorët shquhen për mosbindje ndaj forcave të rendit, ndërsa të dyshuarit për ngjarjen tragjike të së mërkurës mendohet se janë pjesë e grupeve që një vit më parë i bënë rezistencë me armë policisë gjatë operacionit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





