24 qershor 2015 – Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Lazarat, vetëm pak muaj më parë ishte kthyer nga Afganistani. 31-vjeçari ka qenë pjesë e forcave shqiptare komando që morën pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan. Por, Ibrahimi i mbijetoi luftës e plumbave të talebanëve, për të ndërruar jetë nga bashkëkombasit e tij. Sipas shokëve të tij Ibrahimi, si besimtar i devotshëm po agjëronte që prej datës 18 qershor.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”