22 qershor 2015 – Gjatë këtij viti arena e amfiteatrit të Durrësit mund të lirohet nga banesat e ndërtuara mbi të, ndërsa gërmimet për zbulimin e hapësirës ku zhvilloheshin ndeshjet e gladiatorëve do të fillojnë në vitin 2016. Nëse këto afate respektohen gjithçka do të marrë jetë në 50-vjetorin e zbulimit të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë.
Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga Bashkëpunëtori i Vjetër Shkencor, Vangjel Toçi dhe punimet për hapjen e shkallareve perëndimore kanë zgjetur deri në vitin 1970. Deri në atë kohë nuk kishte thuajse asnjë të dhënë për ekzistencën e monumentit, të ndërtuar 1900 vjet më parë, në kohën e perandorit Trajan.
Për zbulimin e plotë të amfiteatrit antik janë prishur 33 shtëpi, ku banonin 50 familje të vjetra durrsake si Kthupi, Njala, Velja, Kapedani, Bebeziqi, Plepi, etj. Ekspeditat intensive për hapjen e amfiteatrit kanë vazhduar nga viti 1966 deri në vitin 1970, e megjithatë monumenti më i bukur i botës antike nuk u zbulua dot plotësisht. Për gati pesë dekada në hapësirën më të njohur arkeologjike të vendin tonë nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi.
Para disa muajsh Ministria e Kulturës akordoi një fond prej 46 milion lek për shpronësimin e familjeve që banojnë në tre godinat mbi arenën e monumentit të lashtë. Sipas MK në fazën e dytë të shpronësimeve do të prishen 9 banesa të tjera që ndodhen mbi shkallaret lindore, në rrugicën pranë bulevardit “Epidamn”.
Zbatimi I këtij projekti mund të shndërrojë në realitet të gjitha përpjekjet e dështuara të këtij fillimshekulli.
 
Skedë teknike
 
-Amfiteatri i lashtë ndodhet në qendër të qytetit dhe 350 metra larg detit në drejtimin jugor. Ndërtimi i saj fillon në rrafshin e arenës në kuotën 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy të tretat e tij mbështeten në kodër.
-Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. 1pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Ai është shfrytëzuar për dyluftimet e gladiatorëve dhe të shtazëve të egra për afro 2 shekuj.
-Në shek. 5 pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatorëve dhe amfiteatri nisi të braktisej. Në mjediset e tij u ndërtuan një kapelë (kishëz) bizantine.
Në muret e kapelës ndodhen disa afreske dhe mozaikë.
-Boshti i madh i amfiteatrit është 127 metra, ndërsa boshti i vogël 103 metra. Përmasat e arenës me formë ovale janë përkatësisht 63 dhe 39 metra.
-Monumenti është zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Deri tani është zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesën perëndimore dhe veriore të shkallareve, si dhe një pjesë e galerive.
-Në fund të viteve '90 forcat e KFOR-it punuan për hapjen e arenës nga dherat. Arkeologët italianë të Universitetit "La Sapienza" të Romës dhe të Universitetit të Chieti – Pescarës, me ndihmën e aparaturave dhe teknologjive moderne kanë konstatuar se në arenë ka ndërtime ende të pazbuluara.
-Nga të dhënat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirëpriste mbi 15 mijë spektatorë njëherësh.
-Amfiteatri i Durrësit ka përmasa mesatare mes 30 amfiteatrove te zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion.
 -Dhjetra artikuj shkencorë janë shkruar për amfiteatrin e qytetit me kulturë 3000-vjeçare. "Amfiteatri i Durrësit dhe raportet urbanistike me qytetin bashkëkohës" titullohet libri i doc. Koço Miho, kushtuar kësaj vepre madhore të arkitekturës, ndërsa në veprën studimore “Dyrrachium” të arkeologëve italianë dhe shqiptarë vëllimi i parë i kushtohet amfiteatrit antik.
-Në shtator të vitit 2004 amfiteatri u shfrytëzua për herë të parë pas 1500 vjetësh. Nën kujdesin e Bashkisë së Durrësit në arenën e  këtij monumenti të lashtë 43 vajza nga e gjithë bota morrën pjesë në konkursin e bukurisë "Miss Globe International 2004".
-Vitet e fundit në mjediset e tij është organizuar Festivali ndërkombëtar i filmit, i njohur nga çmimet “Gladiatori i artë”, si dhe një sërë koncertesh vokalo-instrumentale.

-Para një viti mjediset e amfiteatrit janë ndriçuar, duke i dhënë një pamje të hijshme galerive dhe shkallareve.

 

 

Vangjush Dako 18605 vota, Grida Duma 13861 vota. Dako vijon në avantazh me një diferencë prej 4744 votash. – See more at: http://www.durreslajm.com/politike/gara-p%C3%ABr-durr%C3%ABsin-dako-thellon-diferenc%C3%ABn#sthash.p40tuo95.dpuf
Vangjush Dako 18605 vota, Grida Duma 13861 vota. Dako vijon në avantazh me një diferencë prej 4744 votash. – See more at: http://www.durreslajm.com/politike/gara-p%C3%ABr-durr%C3%ABsin-dako-thellon-diferenc%C3%ABn#sthash.p40tuo95.dpuf