22 qershor 2015 – Punimet e piktorëve të mëdhenj Pablo Piccaso, Claude Monet, Paul Gaugain, Camille Pisarro, etj. janë ekspozuar këto ditë në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit.
Në fakt janë thjesht riprodhime të punuara nga nxënësit e kolegjit shqiptar të Durrësit, të cilët gjatë vitit kanë përcjellë njohuritë e tyre mbi artistët e shquar të shekullit të kaluar, duke u përpjekur të punojnë mbi disa nga veprat më të njohura të tyre.
Sipas organizatorëve, 85 nxënësit e shkollës kanë paraqitur 130 tablo të përmasave të vogla, duke risjellë sipas mënyrës së tyre veprat e piktorëve të mëdhenj impresionistë.
Ekspozita është përgatitur nga piktorja Keidi Sejdini, mësuese në këtë shkollë. Shikuesit kanë vlerësuar tablotë e punuara nga nxënësit Marsel Marku, Sonia Sotiri, Fabio Myshketa, Jueda Coku, Keisi Bala etj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/