19 qershor 2015 –Mesfushori me tipare sulmuese i Brazilit, Robinho për momentin është i impenjuar me kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës.

Ai është tmerruar me lajmin për marrjen peng të familjes së tij. Mediat në Brazil raportojnë se një person, i cili tani është kapur nga policia, ka marrë peng pesë pjesëtarë të familjes së futbollistit.

Pas dy orë negociatash mes policisë dhe pengmarrësit, familjarët e Robinhos janë liruar, dhe për fatin e mirë, asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Kujtojmë se një incident i tillë, i ndodh për të dytën herë Robinhos, pasi edhe në vitin 2004 i ishte marr peng familja, dhe u liruan vetëm pas pagesës së një shume të caktuar parash.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/