19 qershor 2015 – Trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka mërzitur shumë tifozë shqiptarë. Në një intervistë të tij për mediat italiane, drejtuesi më i ri i kuqezinjve ka rrëfyer të gjitha momentet e së shkuarës së “zezë” të tij në periudhën e luftës.

“Arkan-in e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”. I pyetur nga gazetarët për pavarësinë e Kosovës, Sinisa tha: “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.

Mihajlovic njihet dhe për problemet e shumta me drejtuesin sportiv të Lazios, Igli Taren. Në periudhën e luftës kur aktivizohej me Lazion, Mihajlovic ka pasur dhe një përplasje fizike me Taren rreth çështjes së luftës dhe pavarësisë së Kosovës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/