18 qershor 2015 –Arturo Vidal kërkoi publikisht falje në një konferencë për shtyp pas aksidentit ku ai dhe bashkëshortja e tij rrezikuan jetën. Mesfushori i kombëtares së Kilit, tha mes lotëve se kishte bërë një gabim të pafalshëm, që kërkon ta shlyejë duke dhënë maksimumin në fushë për vendin e tij.
“Dua të tregoj atë që ka ndodhur. Kam konsumuar pije alkoolike dhe më pas ndodhi aksidenti për të cilin të gjithë keni dijeni. Vura në rrezik jetën e bashkëshortes sime dhe të shumë njerëzve. Më vjen vërtet shumë keq, më vjen turp për atë që ka ndodhur”.
Më pas Vidal falënderoi të gjithë tifozët që u paraqitën para gjykatës në mbëshetje të tij.
“Falënderoj të gjithë ata njerëz që më mbështetën pas asaj që më ndodhi. Dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës, drejtuesve dhe gjithë vendit tim. Di të jap maksimumin për ta fituar Kupën e Amerikës”, u shpreh Vidal.
Në lidhje me këtë ngjarje foli edhe trajneri i Kilit Jorgë Sampaoli, i cili tha se nuk do të merrte një vendin duke dëmtuar përfaqësuesen, çka lë të kuptohet që Vidal, përtej kritikave që ka marrë, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/