Durrës: Festivalet artistike, të gjithë pas votimeve
16 qershor 2015 – Festivalet e këtij viti në Durrës do të zhvillohen të gjithë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Organizatorët e veprimtarive artistike e kulturore kanë vendosur të shmangin ditët para votimeve për realizimin e projekteve të tyre vjetore.
Edicioni i 10-të i Festivalit të Muzikës së Dhomës do të jetë veprimtaria e parë e vitit dhe do të nisë menjëherë pas zgjedhjeve. Nevila Kalaja, drejtore artistike ka vendosur që festivali të organizohet në mjediset e Muzeut arkeologjik nga 4-12 korrik.
Bienalja “Netët e muzikës klasike” do të zhvillohet si gjithmonë nga 1-8 gusht dhe sipas drejtorit artistik Florian Vlashi, mbrëmjet muzikore do ti kushtohen kryesisht muzikës spanjolle.
Ende nuk ka paraqitur kalendarin e veprimtarisë së organizuar prej tij koreografi Gjergj Prevazi. “Festivali i Dancit modern dhe kontemporan” ka arritur në edicionin e 10-të jubilar dhe ndër vite ka ndryshuar kohën e zhvillimit të tij, në pranverë apo në periudhën vjeshtë-dimër.
Edhe festivali ndërkombëtar i filmit nuk ka paraqitur ende platformën dhe kalendarin e tij.
Festivalet artistike të Durrësit janë themeluar në 10-12 vjetët e fundit dhe kanë krijuar një traditë të mirë, në lëvrimin e muzikës, koreografisë dhe filmit artistic. Ato I kanë shërbyer edhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetin bregdetar.
Ecuria e tyre varet shumë edhe nga mbështetja financiare, që vjen kryesisht nga bashkia e qytetit, por edhe nga ministria e Kulturës, ambasadat e huaja dhe shoqatat e ndryshme.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit