16 qershor 2015 – Në galerinë publike “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit, këto ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit është përuruar një ekspozitë e veçantë.
Autori 60-vjeçar Mihallaq Katiu ka prezantuar 50 punime të përmasave mesatare në një bllok me tablo, kryesisht të rrymës futuriste.
Në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë javës, dallohen vetëm 7-8 punime me elemente realiste. Pjesa tjetër e tyre, sipas Katiut, paraqesin një botë të vëzhguar përmes syrit futurist të piktorit.
Autori 60-vjeçar thotë se profesioni i inxhinierit mekanik e ka ndihmuar ta shohë ndryshe realitetin që e rrethon, duke e shprehur atë me tablo futuriste.
Që nga viti 2011, kjo është ekspozita e katërt e piktorit durrsak në qytetin e tij të lindjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/