14 qershor 2015 – Të mposhtësh Francën në miqësore, nuk do të thotë se ke siguruar një biletë për në “Francë 2016″. Gianni De Biasi, shmang euforinë, për trajnerin italian rruga e kuqezinjve drejt finaleve të Europianit, është ende e gjatë.“Nuk është detyrim të shkosh në Francë, detyrim është të përmirësohesh më shumë, të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të shmangësh euforimë, sepse euforia do të ishte një armik i madh.”Por cilat ishte pikat e forta të Shqipërisë në këtë miqësore luksi?“Jemi të organizuar, kemi shfrytëzuar karakteristikat e futbollistëve që kemi në dispiozicion. Kemi djem të mirë që janë edhe lojtarë të mirë dhe që po bëjnë mirë në klubet e tyre. Është mirë të kesh alternativa në skuadër, sepse rrugëtimi është i gjatë dhe mund të kemi dëmtime dhe pezullime. Ata që zbritën në fushë bënë një lojë shumë të mirë”.
De Biasi rezervon fjalët më të mira për të gjithë protagonistët kuqezi që zbritën në fushën e blertë, duke kujtuar se e ardhmja e kombëtares është e sigurtë.“Cikalleshi kishte shpenzuar shumë energji dhe në situata të tilla mund të biesh fizikksht. Por ai ka bërë një ndeshje shumë të madhe përballe lojtarëve me cilësi dhe të fortë shumë fizikë. E zëvendësova sepse ishte shumë i lodhur. Unë jam i kënaqur me të gjithë ata që i kam hedhur në fushë, Aliji, Ajeti, Memushaj edhe Basha që vinte pas një kohe të gjatë, Kace, lojtarë që na japin besim, sidomos dyshja qëndrore. ”