14 qershor 2015 – Dy monumentet e “gladiatorëve”, vepër e skulptorit Janaq Paço po vendosen pranë shëtitores “Taulantia”, përballë ish-godinës së muzeut arkeologjik të Durrësit.

Punimet kanë nisur vetëm pak ditë pas shkrimit sensibilizues të durreslajm, (http://ëëë.durreslajm.com/kultura/durr%C3%ABs-dy-gladiator%C3%ABt-monumental%C3%AB-presin-instalimin), i cili njoftonte “pritjen” 2-vjeçare të veprave monumentale në oborrin e muzeut arkeologjik. Gladiatorët me lartësi 3.6 metra secili do të instalohen në dy bazamente të veçanta, njëri prej të cilëve do të jetë i lidhur me shkallaren prej betoni të ndërtuar në mesin e viteve 1970, kur u projektua ngritja e një parku të hapur arkeologjik.

Dy figurat monumentale u porositën në fillim të viteve 1970 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, i cili në atë periudhë drejtonte sistemin e muzeve të rrethit të Durrësit. 

Taselat prej allçiu të veprës kanë qëndruar deri në vitin 2005 në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.  Ato u derdhën në beton artistik në kryeqytet para disa vitesh dhe u rikthyen në Durrës dy vjet më parë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”