13 qershor 2015 –Vetëm pak ditë në grumbullim me Kombëtaren Shqiptare dhe Arlind Ajeti është larguar për një vizitë të shpejtë në Kosovë, ku këtë të enjte ka "djegur shaminë" e beqarisë, duke u martuar me bukuroshen kosovare Pranvera Krasniqi.
Mbrojtësi 21-vjeçar i Baselit dhe kombëtares sonë u kthye dje në Shqipëri, për të qenë në dispozicion të trajnerit De Biasi për ndeshjen kundër Francës, ku me shumë mundësi do të luajë të paktën në pjesën e dytë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/