11 qershor 2015 – Liga spanjolle e futbollit ka nisur një hetim për ndeshjen Barcelona-Deportivo La Coruna, sfidë e vlefshme për javën e fundit të Primera Division që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.Kjo ka ndodhur për shkak të disa deklaratave të bëra nga mbrojtësi i skuadrës galiciane, Albert Lopo për “Canal+” në përfundim të ndeshjes. Lopo gjatë sfidës i tha kapitenit të Barcës, Xavi Hernandez ta ulnin disi ritmin pasi po luanin shumë fortë.Formacioni i Luis Enriques edhe pse kryesonte 2-0 lëshoi shumë terren në 30 minutat e fundit të takimit dhe kjo bëri që La Coruna të barazonte shifrat në 2-2 dhe të merrte një pikë që i siguroi Deportivos mbijetësën në La Liga edhe për një tjetër sezon. Në intervistën për “Canal+”, Lopo e pranoi se i kishte kërkuar Xavit ta ulnin pak ritmin, por këto deklarata të mbrojtësit tashmë janë bërë objekt hetimi nga liga spanjolle e futbollit, e cila ka nisur të dyshojë për një tolerim të Barcelonës në këtë ndeshje.