31 maj 2015 – Një kompani e regjistruar në Amerikë po bën sondazhe pranë autoriteteve shqiptare për të shtënë në dorë kantierin detar, që është brenda bazës ushtarako-detare të Pashalimanit. Kantieri i ndërtuar gjatë periudhës së flirtit të diktatorit Hoxha me Kinën u dëmtua rëndë gjatë trazirave të vitit 1997, por me ndihmën e qeverisë turke u rindërtua më pas. Gjatë montimit të anijeve patrulluese prodhim i kompanisë holandeze “Damen Shipyards”, në kantier u kryen punime të tjera modernizuese.
Kompania amerikane, që ia ka vënë syrin kantierit është MER Group , LLC (Marine Environmental Remediation Group LLC). Kompania kërkon ta shtjerë në dorë kantjerin me çdo formë, privatizim me çmim të lirë, koncesion, amfiteozë (kjo mënyra e fundit të kujton përpjekjet e Pinarit në fund të vitit 2007 për të gllabëruar uzinat e Gramshit dhe Poliçanit nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në Ishujt Sejshell) etj.
Në pamje të parë nuk do kishte asnjë gjë të keqe, nëse kantieri do të privatizohej nga një kompani amerikane dhe do të shërbente për ndërtim, riparimin e anijeve të ndryshme civile dhe ushtarake, shqiptare e të huaja. Faktikisht kompania, që ia ka vënë syrin kantierin kërkon ta shndërrojë atë në një vend, ku do të demontohen (priten, coptohen) anije tepër të vjetra për t’u përdorur si anije. Veprimtari të tilla për shndërrimin e anijeve tepër të vjetra në skrap bëhen në pak shtete të botës, kryesisht për shkak të ndotjes së pashmangshme të mjedisit. Vende të specializuara për një proces të tillë janë afër portit të Chittatong-ut në Bangladesh, në Indi, në Turqi, vetëm në një port. Në Amerikë për shkak të rregullave të forta për mbrojtjen e mjedisit kryhet vetëm demontimi i anijeve “surplus” ( të tepërta shtetërore, kryesisht ato ushtarake).
Çdo të thotë që kompania amerikane të merret me një proces të tillë në Gjirin e Vlorës?
Në Vlorë dhe rreth Vlorë, qindra milionë euro të investuara në turizëm, dhe qindra milionë të tjera të planifikuara rrezikojnë të venë për “dhjamë qeni”, për shkak të ndotjes nga një aktivitet i tillë. Rrymat detare të tillë ndotje mund ta shpien edhe jashtë Gjirit të Vlorës duke rrezikuar zonën bregdetare të pjesës jonike të Gadishullit të Karaburunit, vendin e quajtur Rrugët e Bardha e deri në bregdetin e Dhërmiut.
Një veprimtari e këtij lloji do të thotë, që lëndë jashtëzakonisht ndotëse si boja, me të cilën janë lyer anijet sidomos ajo “antiruxho (kundra ndryshkut) dhe azbesti kancerogjen të nxjerrin jashtë përdorimit si zonë e turizmit të ujit e të diellit Vlorën dhe rrethinat e saj deri në Rivierë. Mbeturinat e vajrave, naftës, mazutit si edhe ujërat e pista të anijeve (bilge), që do coptohen, janë një faktor tjetër ndotës, që mund të bëjë hatanë në Gjirin e Vlorës dhe më gjerë. Nëse do të priten edhe anije ish-ushtarake, mund të kemi në zonë edhe ndotje radioaktive nga komponentët e radarëve, nga magazinimi në këto anije i municioneve me Uranium të varfëruar etj. Në një shkallë mjaft të vogël, një ndotje e ngjashme ndodhi gjatë demontimit të ish-fregatës jugosllave Split (Beograd) në Portin e Durrësit në vitin 2013-2014.
Nëse Rilindja në opozitë e luftoi me mish e me shpirt idenë e frikshme të Salës dhe Mediut për të importuar plehëra në Shqipëri, a ka sens që tashmë në pushtet kjo Rilindje të importojë anije-plehra për t’i prerë në shqipëri?!
Cila është kompania amerikane MER Group LLC?
Kjo kompani bën pjesë në atë grup firmash, që etiketohen si “up-start Companies” d.m.th. firma të sapo krijuara. Sipas kësaj ideje për privatizimin e kantierit detar, në Pashaliman do vendoset për t’u marrë me një aktivitet tej mase të rrezikshmë nga pikëpamja mjedisore një kompani taze e sapo krijuar pa përvojë për të tilla operacione. Kush garanton që kjo kompani aq e ngjashme me Alba-demilin e famëkeqit Delijorgji nuk do të na bëjë hatanë në Vlorë siç ndodhi në Gërdec? Theksojmë se njëlloj si në rastin e Gërdecit kemi partnerë amerikanë në kompani siç ishte Patric Henry III ortak i Delijorgjit në firmën Albademil SHPK. Këta partnerë si Clarence F. LaMora Jr. me funksion “Chief Operating Officer” icili, për 30 vjet ka shërbyer në shërbim aktiv dhe në rezervë si kryekapterr në marinën ushtarake amerikane, apo Stanley Kahn, me detyrë “Quality Control Manager” me eksperiencë 50-vjeçare në ushtrinë dhe marinën amerikane, në rast se telashesh mbajnë zero përgjegjësi njëlloj si në Gërdec, ku Patric Henry III ortaku i Delijorgjit, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi për viktimat dhe dëmet materiale, por nuk u paraqit në sallën e gjyqit qoftë edhe si dëshmitar!
Qershija mbi tortë: CEO (Chief Executive Director) d.m.th. drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i kompanisë është një shqiptaro-malazezo-amerikan i njohur me emrin Martin Vulevic (Vulaj). Pavarësisht se çfarë thotë z. Vulevic për veten e tij si patriot i shquar shqiptar, si kontribues i madh në çështjen kombëtare veçanërisht atë kosovare, disa fakte e shndërrojnë në problematike figurën e z. Vulevic CEO i kompanisë, që do coptojë anije në kantierin detar të bazës ushtarako detare të Pashalimanit. Një vendim i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Supreme të Nju-Jorkut (Departamenti i parë) i marrë më 26 nëntor 2002 Martin Vulevicit ia heq licencën e ushtrimit të avokatisë për kequshtrim të profesionit. Në këtë link është vendimi i gjykatës për heqjen e linshencës së avokatit Vulevic: http://www.leagle.com/decision/2002650301AD2d349_1593.
Një avokat, të cilit i është hequr licenca në Amerikë, do të merret me një veprimtari me rrisk të lartë ndotje mjedisore në Shqipëri!!!! Një kërkim i shkurtër në internet na jep disa shembuj të kequshtrimit të profesionit nga ish-avokati Vulevic, aktualisht CEO i kompanisë MER Gropu LLC.
Besnik Rukic, një shtetas i ish-Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, në ankesën e tij gjyqësore për mos akordim azili politik nga autoritetet amerikane ndër të tjera solli si argument kequshtrimin e profesionit nga avokati Martin Vulevic. Linku: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf
Zyrafete Bajraktari a.k.a Hanife Kabashi në ankimimin e bërë në Gjykatën e Apelit të SHBA-së, (Qarku i Tretë) ndër të tjera sjell si argument të gjykimit të padrejtë në gjykatën e shkallës së parë edhe kequshtrimin e profesionit nga ish avokati Vulevic. Për më shumë hollësi lexuesi mund të konsultohet me linkun: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf
Shqiptar patriot me mbiemër me prapashtesën slave “viç”
CEO i kompanisë Martin Vulaj familjarisht është regjistruar në Amerikë me mbiemrin Vulevic dhe jo Vulaj. Për këtë mënyrë regjistrimi të mbiemrit kemi si shembull edhe pasqyrimin në shtypin amerikan dhe në dokumentet e gjyqësorit amerikan të vrasjes në vitin 2004 të vëllait të Martin Vulevicit, të ndjerit Zef Vulevicit. (për më shumë shiko linkun: http://m.ctpost.com/local/article/Trial-in-chef-slaying-set-for-September-405597.php#photo-126975.)
Pse duhet të investojë në një pronë ushtarake, në një aktivitet të ndjeshëm edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë një ish-avokat i çrregjistruar nga Libri (Regjistri) i avokatëve në Amerikë për deficencë profesionale, i cili është “vic” serb për shtetin ish jugosllav dhe patriot shqiptar për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë?! Po të jetë për “vic-a” sllavë ne fare mirë kishim famëkeqin Fazllic, që na kryente çdo punë të pisët e gjysmë të pisët në Shqipëri, kështu që një tjetër “vic” automatikisht del i tepërt. Mjaft më me “vica” sllavë, që kërkojnë të bëjnë “dasmë” në çështjet, institucionet, apo instalacionet, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të atdheut tonë. Kujtojmë për lexuesin praninë e surratit të Fazllicit, gjysmë i fshehur pas shpatullave të Guvernatorit Tom Ridge në mbledhje me kolonelë, gjeneralë, ministra e deputetë në kohën e Kryeministrit Berisha.
Kujtesë ministres Kodheli
Z.Ministre ngjashmëria e MER Group LLC me Albademil SHPK-në e famëkeqit Delijorgji maskuar me maskën amerikane të Patric Henry III është evidente, kështu që do të ishte e udhës të merrej çdo masë, që mos të përsëritej “aksidenti teknologjik” i Gërdecit. Berisha për shkak të gjurmëve të Shkëlzenit e shpëtoi Fatmir Mediun nga burgu për Gërdecin duke mos ndërhyrë fare në punët e gjykatave tona jashtëzakonisht, qamet, shumë, tepër të pavarura. Kryeministri Rama si njeri parimor, e i pakompromentuar, që është, në rast fatkeqsie në Pashaliman të lë të kalbesh në burg! Fundi i fundit e kemi për detyrë edhe humanitare, që në ndonjë aksident të ardhshëm teknologjik të mos humbë jetën baxhanaku i askujt siç i ndodhi baxhanakut të ndjerë të z. Berisha, i cili humbi jetën në Gërdec, ku punonte si hamall duke mbajtur arka!
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





