31 maj 2015 – Edi Rama ka hapur dyert e Kryeministrisë për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin finalen e madhe të Berlinit mes Juventusit dhe Barcelonës.

“Për të gjithë tifozët e futbollit të bukur fusha e blertë e Kryeministrisë do të kthehet në një zgjatim të fushës ku do të luhet Finalja e Madhe. Kush dëshiron ta shohë ndeshjen brenda në fushë është i mirëpritur”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në ambientet e Kryeministrisë, dhe ftesës së Ramës pritet që t’i përgjigjen shumë tifozë, pasi në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm tifozësh të Juventusit dhe Barcelonës, por edhe për faktin se hyrja është falas.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/