31 maj 2015 – Pas Durrësit, edhe në qytetin e Vlorës nis dezinfektimi i mushkonjave. 

Projekti i Ministrisë së Shëndetësisë, që synon luftimin dhe zhdukjen e mushkonjave, ka nisur që në muajin maj dhe do te vijojë në 12 faza deri në muajin tetor.
 
Vetë ministri Ilir Beqaj tha se janë evidentuar në total 1800 zona ku do të ndërhyhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjithashtu dhe zona e Lungomares.

Aksioni është një masë për mbrotjen e qytetarëve, pasi mushkonjat janë burim sëmundjesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/