Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët. Në duelin e së premtes, mesfushori energjik Albano Aleksi u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë, duke humbur kështu sfidën e radhës me Vllazninë.

Të besuarit e Edi Martini luajnë të mërkurën sërish në shtëpi përballë kryesuesve të kampionatit, me durrsakët që nuk do kenë të gatshëm motorin e mesfushës. Martini do duhet të gjejë zëvendësuesin e denjë të futbollistit nga Levani, që këtë sezon me Teutën ka koleksionuar  25 ndeshje në të gjitha kompeticionet.