30 maj 2015 – 13 nxënës maturantë të degëve të pikturës dhe skulpturës në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës hapin nesër ekspozitën e tyre të përbashkët në galerinë e arteve “Nikolet Vasia”. Përveç tablove të përmasave të ndryshme, artistët e rinj do të paraqiten me punime në gjinitë e grafikës, skenografisë, kostumografisë dhe qeramikës.
Yllkë Priftuli, pedagoge në këtë shkollë, thotë se nxënësit janë përgatitur nën drejtimin e mësuesve Emjonë Stasi, Franc Priska, Florinë Shani dhe Leonard Marku.
Burbuqe Domi, Mehmet Baku, Loreta Shehaj dhe Nasjon Topi janë disa prej autorëve të rinj të kësaj ekspozite.
Pas paraqitjes së autorit italian Giovanni Bonardi, piktorit ulqinak Mehmet Aloja dhe grupit të nxënësve të piktor Bardhyl Veselagu kjo është ekspozita e katërt radhazi në galerinë pubike të qytetit bregdetar.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"