30 maj 2015 – Droni i lëshuar më 14 tetor në stadiumin "Partizani të Beogradit", në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duket se i ka bërë serbët me fiksime. Sipas mediave të Beogradit, shqiptarët po përgatisin një akt të tillë edhe në ndeshjen Danimarkë-Serbi, e planifikuar për t'u luajtur më 13 qershor.
"Sipas shërbimit danez të inteligjencës, ka premisa se shqiptarët po përgatisin një incident në ndeshjen Danimarkë-Serbi", shkruhet në mediat serbe. Më tej thuhet se shqiptarët po planifikojnë incidente të tilla nëpër rrjetet sociale dhe këto akte synojnë të përsërisin dronin e famshëm që u lëshua në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014.

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"