29 maj 2015 – Çfarë ka ndodhur ditët e fundit me skandalin e zyrtarëve të FIFA-s nuk ka ndikuar për t’i dhënë mandatin e pestë radhazi Sepp Blatter-it në krye të Federatës Botërore të Futbollit. Në votimin e kryer ditën e sotme, në raundin e parë, Blatter nuk arriti të siguronte 2/3 e votave pasi në lojë ishte dhe rivali i tij, Princi Ali nga Jordani. Ky i fundit u tërhoq papritur nga gara gjatë votimit të dytë, duke bërë që Blatter të qëndrojë dhe për 4 vite të tjera në krye të FIFA-s. Presidenti Blatter, 79 vjeç, ka arritur të mbajë fot pozicionet e tij në FIFA, duke siguruar mbështetjen e vazhdueshme, kryesisht nga vendet e vogla.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”