29 maj 2015 – Gjykata serbe shpall të pafajshëm Ivan Bogdanovin, i cili ishte një prej personave që morën pjesë aktive në trazirat e ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014 në Beograd.

Sipas gjykatës, huligani i famshëm serb nuk ka bërë asnjë shkelje prandaj akuza për nxitje të dhunës është hedhur poshtë, raportojnë mediat serbe. Ndeshja eleminatore Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 43-të të pjesës së parë për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë dhe sulmit ndaj futbollistëve shqiptarë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/