29 maj 2015 – Piktorja Elona Fjerca, që prej vitesh banon në Gjenova, është e specializuar në teknikën e afreskut. Si profesioniste e lirë ajo zë një vend të shquar në komunitetin e artistëve të Gjenovës. Në kuadrin e projektit artistik të Bashkisë së Gjenovës “Murale Ovidiano”, Elona e shndërroi në një vepër arti një kabinë elektrike në Gjenova.
Afresket e piktuarua mbi muret e kësaj kabine nga Elona janë pjesë e impenjimit të saj artistik për Gjenovën, pasi Elona është një nga 5 artistët fitues, të cilët do të pikturojnë në pika të ndryshme të Gjenovës skena të frymëzuara nga poeti i antikitetit latin, Ovidi.
Artistja shqiptare Elona bën pjesë në grupin gjithnjë në rritje të shqiptarëve në Itali, që me të vërtet e meritojnë vlerësimin e italianëve si: Albanesi brava gente (Shqiptarët njerëz për së mbari).
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/