28 maj 2015 – Edhe kandidatët për Bashkinë e Shijakut po luftojnë fort për të fituar votat e banorëve. Madje, mbështetës të tyre nuk janë vetëm të rriturit mbi 18 vjeç që kanë të drejtën ligjore të votës më 21 qershor, por dhe vogëlushët. Në këto fotografi mund të dallohen lehtë militantët më të rinj socialistë, që mbështesin kandidatin e majtë, Ardian Kokomani. Siç shikohet ata mbajnë në duar pankarta me premtimet për Shijakun. Njëri prej tyre nuk është më shumë se 4-5 vjeç.
Mendohet se organizatorët e takimit kanë shfrytëzuar edhe hapësirën më të vogël për të bërë të qartë idetë e kandidatit, si në rastin kur vogëlushi është ngjitur mbi bordurë, bashkë me parrullën: “Fitorja është me ne”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





