28 maj 2015 – Kryetari socialist i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës ditën e sotme. Ai akuzohej nga prokuroria për abuzime me ndarjen e banesave sociale në Fier, bashkë me zyrtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak, por asnjë prej tyre nuk u cilësua fajtor. Për Zeqajn dosja penale u hap pikërisht në ditët kur do të zgjidheshin emrat për bashkinë e Fierit. Megjithë shpresën e kryebashkiakut për të vazhduar mandatin e tretë, nuk ia doli, pasi në vend të tij PS caktoi deputetin Armando Subashi.
E njëjta skenë u përdor dhe për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është ende i pandehur.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





