28 maj 2015 – Blater nuk ka ndërmend të heq dorë nga FIFA, por kundër tij është dhe presidenti i UEFA-s Michel Platini. Nesër të gjithë federatat evropiane do të votojnë kundër Blatter-it, që do të thotë se votat do të shkojnë për princin Ali Hussein.Platini doli kundër Blatter-it: “Nuk më vjen keq që nuk jam kandidat, sepse nuk kam dashur të luftoj kundër një miku si Blatter dhe më pëlqen ajo që bëj te UEFA. Bilanci i Blatter-it është si shumë të tjerë: vitet më të mira kanë qenë ata të mandatit të parë.U bëj një thirrje të gjitha federatave botërore: votoni princin Ali Hussein. Evropa do ta bëjë. Ka shumë interesa që kanë tronditur botën e futbollit, por FIFA nuk meriton të trajtohet kështu, sepse është nëna e futbollit. Nëse ai fiton, do tërheq gjitha federatat evropane nga Botërori”, u shpreh Platini.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"