28 maj 2015 – Për të mësuar vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen Serbi-Shqipëri duhet të presim ende. Ishte njoftuar se vendimi i CAS do jepej më 29 maj, por FSHF-ja njofton se ky vendim është shtyrë për më 12 qershor.

Pra, vendimi do të jepet një ditë përpara ndeshjes së radhës së Kombëtares kundër Francës që është një ndeshje miqësore dhe do luhet në “Elbasan Arena” më 13 qershor ora 18:00.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/