28 maj 2015 – Albanesi brava gente (Shqiptarët njerëz për së mbari)
Leonard Sherifi i datëlindjes 1984 ka lindur në Kuçovë, por prej shumë vitesh banon dhe krijon vepra artistike në Itali, ku po prek suksesin në Gjenovë me veprën e tij “The Spring Storm” (Stuhi Pranverore).
Sherifi me këtë vepër ka marrë pjesë në konkursin REUSE të organizuar nga Bashkia e Gjenovës në sallat e “Palazzo Verde”-s. Skulptura e Sherifit është bërë me shishe plastike PET e objekte të tjera plastike dhe ka për qëllim të sensibilizojë vizitorët e ekspozitës për mundësinë e rritjes së riciklimit të objekteve të ndryshme të përdorimit të përditshëm. Vepër kjo tipike në vazhdën e veprave artistike në shërbim të kauzës së mbrojtjes së mjedisit.
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





