28 maj 2015 – Kompania GNV (Grandi Navi Veloci) me pronar z. Grimaldi ka marrë licencë nga qeveria shqiptare për një linjë të re tragetesh Durrës- Bari.

Kjo linjë tragetesh, udhëtimin e parë do ta kryejë më 31 korrik 2015. Gjatë sezonit turistik, kjo kompani do të ofrojë 7 udhëtime në javë, ndërsa pjesën tjetër të vitit do të ketë 3 udhëtime në javë. Trageti do të niset në orën 23:00 nga Bari dhe 11:00 nga Durrësi. Me rritjen e konkurencës në linjat e trageteve, shpresohet të ulet çmimi i biletave dhe të rritet cilësia e shërbimit ndaj pasagjerëve.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/