27 maj 2015 – Dy ditë nga vendimi përfundimtar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen Serbi-Shqipëri, një nga personat që cilësohej si organizator i dhunës në stadiumin e Beogradit është shpallur i pafajshëm. Prokuroria e Beogradit ka liruar nga të gjitha akuzat Ivan Bogdanov.

Megjithëse nga pamjet e sfidës së 13 tetorit të vitit të shkuar huligani serb duket qartë teksa zbret në fushën e lojës, prokuroria ka dalë në përfundimin se ai nuk ka bërë asnjë akt të dhunshëm.
 
Sipas hetuesve, kjo gjë është konfirmuar edhe nga dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve.

Ivan Bogdanov është i njohur si një tifozët më të dhunshëm të skuadrës serbe Cervena Zvezda, ndërsa në vitin 2010 u arrestua në Xhenoa pas nderprerjes së ndeshjes Itali-Serbi, ku dogji edhe flamurin shqiptar.

 
 
(Abcnews)