26 maj 2015 – Tirana e Durrësi paralizohen nga çdo lëvizje me rastin e vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës njoftoi sot bllokimin për datën 27 maj të rrugëve kryesore.
Ja masat e policisë:
Duke filluar nga ora 19:00 – 22:30. do të bllokohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe autostradën Maminas – Ura Dajlanit”.
Gjithashtu, nuk do të lejohet pushimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit-Plepa” si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.
Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin gjatë orës 19:00 deri 23:00 në këto akse rrugore.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





