25 maj 2015 – Argjentina ka pësuar një tjetër goditje të rëndë, pasi vetëm dhjetë ditë pas vdekjes së lojtarit, Emanuel Ortega, tashmë ka ndodhur edhe një tjetër rast tragjik. Mbrojtësi i Atletico Paranas, Cristian Gomez ka ndërruar jetë teksa ishte duke luajtur kundër skuadrës së Boca Unidos.
Gjithçka dukej se po shkonte mirë pas 30 minutash lojë, deri kur 27-vjeçari u pa i shtrirë në fushën e lojës. Lojtarët nuk dinin ç’të bënin, hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë.
“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital nga një atak në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Miguel Darre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/