21 maj 2015 – Etrit Berisha nuk ka mundurr që të marrë trofeun e parë në Itali. Portieri i Kombëtares ka luajtur në finalen e Kupës së Italisë mes Lazio-s dhe Juventusit. Ekipi torinez ka fituar takimin pas 120 minutash lojë me rezultatin 2-1. Berisha është aktivizuar gjatë gjithë kohës dhe është lehtësuar me mesatarisht me notën 5.

Shqiptari nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe reagimet e tij nuk kanë qenë të duhurat gjatë golave duke pasur pjesën e tij të fajit. 26-vjeçari nuk arriti ta justifikonte besimin e trajnerit Stefano Pioli. Ai fajësohet dhe për momentin kur bëri më "zemër" të gjithë tifozët duke i dhuruar topin Tevezit. Dy gjuajtje dhe dy gola shkruajnë mediet italiane për të duke e fajësuar dhe në momentin e golit të dytë të pësuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/