Duke marrë shkak nga projektet 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për qytetin bregdetar, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka risjellë në vëmendje një premtim të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Paloka shkruan në Facebook se, në dy mandate me radhë Dako premtoi ndërtimin e portit të jahteve, ndërsa me ironi pyet nëse i di njeri se ku ndodhen ato tani.
“Sa per kujtese !
Me qe jemi ne furine e premtimeve ne 3D te Rames per Durresin ( porte 2 miliard dollare e hekurudha fantazmagorike ) po ju kujtoj nje nga premtimet e Vangjush Dakos…Jo nje here, po ne dy mandate me rradhe, premtoi keto porte
I di njeri ku jane ???” , shkruan demokrati Paloka.
Sa per kujtese ! Me qe jemi ne furine e premtimeve ne 3D te Rames per Durresin ( porte 2 miliard dollare e hekurudha…
Posted by Edi Paloka on Monday, March 1, 2021





