21 maj 2015 – Në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington, u valëvit flamuri amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij. Ky është një ritual që zakonisht u rezervohet amerikanëve të shquar dhe në disa raste, edhe personaliteteve të huaja, por kësaj radhe nderin e pati shkrimtari ynë shqiptar.

Ky veprim simbolik u bë i mundur në sajë të ligjvënësit amerikan Eliot Engel, i cili është vlerësoi veprën e Kadaresë, për universalitetin dhe mesazhin e rëndësishëm që jep, përmes miteve dhe figurave letrare.

Në ceremoninë  e zhvilluar në një nga sallat e Kongresit amerikan, Engel ja dorëzoi flamurin e valëvitur për nder të Kadaresë, me një dedikim të posaçëm për të, Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në Nju Jork, i cili ishte edhe nismëtari i idesë për të nderuar shkrimtarin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/