20 maj 2015 – Trajneri i Teutës, Gentjan Begeja, shprehet se kishte besim tek skuadra, ndonëe përballja po shkonte 0-0 dhe e vlërëson me nota pozitive paraqitjen e të tijëve në këtë duel delikat dhe mjaftë të rëndësishëm. Begeja tregon emocionet para, gjatë dhe pas ndeshjes. "Fitorja në limitet e fundit të sfidës ka qetësuar kampin durrsak dhe tifozerinë e Teutës, të cilët kërkojnë nga skuadra më shumë sezonin e ardhshëm",-thekson Begeja.
Si ndiheni tani që arritët të mbijetonit në Superiore?
Të them të drejtën jam çliruar totalisht dhe ndihem shumë i qetë. Ishim në një presion shumë të madh para ndeshjes, por edhe përgjatë saj, pasi gjërat nuk po shkonin siç duhej për ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e cila fatmniësisht u zgjidh në limitet e fundit të ndeshjes atëherë kur kundërshtari nuk mund të reagonte, ose ndoshta nuk kishte më kohë.
Ju e ndoqët ndeshjen nga tribuna. Mund të ndani me ne disa nga emocionet që përjetuat përgjatë ndeshjes?
Nuk kisha përjetuar emocione të tilla përgjatë gjithë jetës simë në këtë profesion, por edhe si lojtar. Kjo për shkak se e shikoja skuadrën teksa luante nga larg dhe nuk kisha mundësi të kontriuboja. Nuk më mbante vendi. minutat më dukeshin si sekonda, sidomos ato të fundit të cilat kalonin pa u ndier. Të them të drejtën thash se më doli zemra vendit. Kur je lojtar nuk ke përgjegjësi kaq të madhe. Futesh në fushë jep maksimumin dhe po fitove mirë, përndryshe… Por, në rolin e trainerit ndryshon gjithçka.
Tani që jeni i qetë, si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës?
Filimisht dua të përgëzoj të gjithë djemtë, të cilët dhënë shpirtin në fushë dhe tifozerinë që na mbështeti në shkallët e stadiumit. Nuk e nisëm mirë pjesën e parë dhe për pak sa nuk u ndërshkuam. Por, gjithsesi u futëm në lojë shumë shpejt dhe kishim gjithçka nën kontroll, por duhej goli. Në pushim zbrita në dhomat e zhveshjes dhe së bashku me stafin teknik folëm me lojtarët dhe u kërkuam të hidheshin në sulm, por njëkohësisht të ishin të kujdesshëm në prapavijë, pasi pësimi i një goli hidhte në erë gjithçka. Skuadra reagoi pozitivisht, por megjithatë nuk po arrinte të zhbllokonte rezultatin. Minutat kalonin njëra pas tjetrës dhe gjithçka po bëhej më e vështirë.
Kur përfundoi koha e rregullt, kishit më bësim se do të fitonit?
Kisha një fije shprese. Gjygjtari i katërt akordoi tre minuta shtesë dhe kundërshtari kishte mundësin e një zvendësimi dhe mund të hante sekonda. fatmirësisht fituam një goditje këndi, prej të cilës erdhi edhe goli. Aty u kthyem nga ferri në parajsë. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Nuk isha gëzuar kurrë, as kur kisha shënuar vetë ndonjë gol me shumë rëndësi. Aty u mbyll gjithçka, sepse kundërshtari nuk kishte më hohë për të reaguar. Më në fund i'a dolëm.
Po para ndeshjes?
Përgjatë gjithë javës telefoni nuk pushonte. Tifozët mernin papushim dhe më kërkonit të fitonim dhe më ofronin mbështetje. Dhe siç e patë, stadiumi ishte plot.
Si do ta konsideronit këtë sezon?
Për një skuadër si Teuta nuk është sukses ky që arritëm, sepse duhet të kishim objektiva të tjera. por në rrethanat ku ishim, mendoj se fitorja mbuloi gabimet e sezonit. nuk do ta konsideroj sezon të sukseshëm, sepse sikurse theksova duhet të kishim objektiva të tjera dhe jo mbijetesën. Por tani të kënaqemi me kaq, pasi mund të kishte ndodhur edhe ndryshe.
Për Teutën sezoni konsiderohet i mbyllur edhe pse është edhe një ndeshje për t'u luajtur. A do ta respektoni garën?
Sigurisht që do ta respektojmë deri në fund garën. Pavarësisht se nuk kemi interes tek asnjë prej tre rezultateve, ne do të futemi në fushë kundra Tiranës për të luajtur futboll. Besoj se do të bëjmë një performancë të mirë, duke marë parasysh faktin që nuk kemi asnjë lloj presioni. Kemi nga përgatitjet për sfidën anti Tirana.