19 maj 2015 – Sezoni i ardhshëm i Kategorisë Superiore do të zgjërojë hartën e pjesëmarësve, me Tërbunin që për herë të parë hyn mes më të mirëve të futbollit në vend. Me largimin e Apolonisë dhe Elbasanit dhe ardhjen në elitë të Bylis dhe Tërbunit sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër më shumë nga veriu i Shqipërisë. Rrjedhimisht edhe sfidat derbi për këtë zonë do të shtohen. Nëse sezonet e kaluara derbi i veriut ishte Vllaznia-Kukësi, apo deri diku konsiderohej i tillë edhe dueli midis Vllaznisë dhe Lacit apo Kukësit e Lacit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Tërbuni do të shtojë rivalitetin në zonën e veriut.I ethshëm do të jetë rivaliteti midis Tërbunit dhe Kukësit për vetë distancën e afërt që kanë dy qytetet, që ndahen midis tyre nga 50 km. Gjithashtu me interes pritet edhe rivaliteti midis Vllaznisë dhe Tërbunit jo vetëm për faktin që distanca ndermjet dy qyteteve është fare e afërt por edhe sepse skuadra pukjane mund të konsiderohet si ekipi i dytë i Vllaznisë duke parë shkodranët e shumtë që ka në përbërje. Ndërkohë kampionati ka humbur një sfidë me rivalitet dhe histori si ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Apolonisë, por gjithsesi vlonjatët do të rigjejnë në rrugën e tyre një rival si Bylis, që rikthehet në Superiore pas një viti në purgator. Ndërkohë që nga harta e kampionatit për sezonin e ardhshëm, do të largohet impianti më modern për momentin në vend Elbasan Arena, duke qënë se vendasit do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Si ndryshon “harta” e Superiores sezonin e ardhshëm
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Albin Kurti takon kombëtaren e Kosovës para sfidës me Turqinë: Besoni te vetja juaj, siç besojmë ne te ju
‘Jemi gati’/ NASA planifikon nisjen e misionit Artemis II në këtë datë
Shoferi i dehur në timon tenton të korruptojë policët në Durrës, pranga 38-vjeçarit
Lufta për paratë publike, BIRN: AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët më problematikë në vlerën e qindra milionë eurove





