DURRËS, 19 maj 2015 – Kronikës historike të portit i shtohet një tjetër ngjarje, teksa në Terminalin Lindor po përpunohet një “përbindësh” 57 mijë tonësh, ëndërr e pamundur, fanta-shkencë, para 3-4 vjetësh. Bëhet fjalë për anijen e mallrave të derdhura / rinfuso (termi ndërkombëtar anglisht: “bulk carrier”) Otzias, që po shkarkon 27 mijë tonë qymyr. Është bregëzuar të dielën, më 17 maj 2015, në orën 13:30. Fotografi Edi Gjata e ka fotografuar në orën 13 e 7 minuta, kur Otzias-i po manovrohej drejt kalatës nr. 11.
Info
Transportuesi Otzias, me gjatësi x gjerësi 189.99 m x 32.26 m, është ndërtuar në viti 2012 në kantierin kinez “Cosco”. Ka flamur maltez, e port regjistrimi La Valeta. Është në pronësi të kompanisë detare “Coventry Ashland” të Athinës dhe menaxhohet nga kompania greke “Sea Traders”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/