18 maj 2015 – Futbollisti serb që luan me Partizanin, Stevan Raçiç, bën shqiponjën me duar. Lojëtarët e skuadrës po festonin fitoren me Vllazninë dhe Raçiç, bashkë me kapitenin Nderim Nexhipi, janë fotografuar duke bërë formën e shqiponjës. Sipas “Panoramës”, mediat serbe pritet ta quajnë provokim shqiponjën e bërë me duar. Patrioti i Raçiç, futbollisti i Apolonisë, shkaktoi incident pak muaj më parë kur tërhoqi me forcë gjatë ndeshjes një flamur me simbolet kombëtare.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”