18 maj 2015 – Pasionantët e muzeve mund të vizitojnë falas këto institucione në katër ditë të veçanta duke nisur nga e hëna e parë e kësaj jave. Gjatë tre javëve qytetarët shqiptarë dhe të huaj mund të përzgjedhin ditët e vizitave pa pagesë në të gjitha muzetë e vendit.
18 maji është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Muzeve, dhe veç kësaj date vizitat falas mund të bëhen edhe pas tre ditësh, në të dielën e fundit të muajit si dhe më 6 qershor.
Më 21 maj, njëlloj si sot, muzetë do t’i kenë përsëri dyert e hapura, në Ditën Botërore të Diversitetit kulturor.
10 ditë më vonë, e diela e fundit e majit, do t’i ftojë përsëri falas të gjithë artdashësit vendas dhe të huaj, në atë që është pagëzuar nga Ministria e Kulturës si “Vizita falas në të dielën e fundit të muajit”.
Rituali i vizitave falas ripërsëritet edhe më 5 qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/