17 maj 2015 – Titulli i gjashtë kampion për Skënderbeun në historinë e futbollit shqiptar konfirmoi epokën e artë që po përjeton klubit korçar, i cili diti të dominojë edhe në një kampionat me një rivalitet të paprecedent për titullin kampion, me sezonin që nisi me pesë favoritë për këtë trofe. Deri pak javë para fundit, ishin 4 skuadra që pretendonin dhe pikërisht atëherë kur duhet të dilte në pah cilësia dhe organizimi i një klubi profesionist, Skënderbeu tregoi se qëndron mbi të tjerët në shumë aspekte. Në 35 javë të Superiores, kur dhe u shpall matematikisht kampion i Shipërisë ekipi korçar, ka regjistruar 23 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje, me një golaverazh të përgjithshëm 56-18.As largimi i Pero Pejic, golashënuesit më të mirë të Superiores për të dytin vit radhazi dhe as pezyllimi i Peter Olaynkas, nuk e ndalën formacionin e Mirel Josës në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt një rekordi historik. Dinamo e viteve 50 ishte ndalur me 4 tituj radhazi kampion, ndërsa Skënderbeu i sotëm ka shtuar në palmaresin e tij titullin e pestë radhazi. Interesant është fakti që Diego Martins, që rezulton golashënuesi më i mirë i Skënderbeut në kampionat, ka shënuar vetëm 7 gola, ndërkohë që janë 5 futbollistë të skudrave të tjera, pikërisht Pero Pejic, Stefan Racic, Elis Bakaj, James Adeniyi dhe Selemani Ndikumana që kanë realizuar më shumë se braziliani. 6 gola kanë shënuar Piter dhe Sefa, 5 Latifi ndërsa në shifrën katër janë ndalur Progni dhe Shkëmbi.Golat e tjerë janë shpëndarë në mënyrë uniformë te pjesa tjetër e skuadrës, çka tregon se forca e Skënderbeut nuk janë individë të veçantë, por loja në skuadër. Një tjetër statistikë në favor të korçarëve jënë edhe rezultatet në përplasjet direkte me rivalët. Ndaj Kukësit dhe Partizanit, formacioni i Mirel Josës ka regjisturar 2 fitore një barazim dhe 1 humbje, ndërsa është ndarë në ekulibër të plotë me Tiranën, pasi secila skuadër ka marrë 1 fitore ndërsa dy përplasje të tjera kanë përfunduar në barazim. Asnjë nga katër skuadrat, që e ndjekin në renditje, nuk ka mundur t’i marrë më shumë se një fitore Skënderbeut në këtë kampionat, ndërsa humbjen e pestë e ka regjistruar me Teutën në “Niko Dovana”.