16 maj 2015 – Mario Balotelli përbën më shumë lajm jashtë fushave të futbollit sesa brenda tyre. Sulmuesi 24-vjeçar i cili po kalon një periudhë të errët në Premier League me Liverpoolin, ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave italiane dhe atyre angleze për një veprim aspak të hijshëm.
Gjykata i ka pezulluar patentën për 28 ditët ardhshme dhe ka dënuar me 1250 euro gjobë Supermarion për thyerje të rregullores. Ky vendim i gjykatës angleze ka ardhur për shkak se Balotelli 3 dhjetorin e kaluar është ndaluar nga policia teksa ngiste Ferrarin e tij M62 në mesnatë me një shpejtësi prej 175 km/orë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/