16 maj 2015 – Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë.
Ashtu siç edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti.
Në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, FBK-ja përfaqësohet nga kryetari, Erolld Belegu dhe nga anëtari i Bordit, Arben Fetahu.“Kam informacion se për ndryshimet në Statut dhe për pranimin zyrtar të Kosovës kanë votuar madje edhe përfaqësuesit e Serbisë”, deklaroi sekretari i FBK-së, Leart Hoxha.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/