DURRËS, 13 maj 2015 –  Si 4-mujor 2015, në port u përpunuan 1 170 000 tonë mallra, ose 80 mijë tonë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personin juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD). Si strukturë, importet zënë 53.52 për qind të vëllimit të mallrave, ndërsa eksportet 46.48 për qind. Në terminalin e kontejnerëve u përpunuan 434 537 tonë mallra, me 32 287 njësi kontejnerike (TEU) gjithsej.

Me tragete u transportuan 243 415 tonë mallra dhe kanë lëvizur 150 565 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, 25 991 autovetura dhe mbi 21 mijë kamionë dhe trajlerë.

 

 

/red. ekon. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/