13 maj 2015 – Barcelona mbrëmë siguroi finalën e 8-të në historinë e Champions League, por ka ende tre skuadra të cilat kanë shkuar më shumë në finale të garës më prestigjoze për klube. 

Një prej tyre është kundërshtari i bardhezinjve, Reali i Madridit që ka shkuar 13 herë, ndërkohë që sonte do të tentojë dhe të 14- tën. Milani nuk është këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por në të kaluarn kuqezinjtë kanë arritur që të shkojnë 11 herë në finalen e këtij kompeticioni.

Një tjetër skuadër që ka shkuar më shumë në finale është edhe Bayern Munchen me 10 të tilla.

Katalanasit, si duket janë më të saktë sa herë shkojnë në finale dhe këtë sezon do të mbërrijnë si favorit në Berlin. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/