12 maj 2015 – Majlinda Kelmendi nuk do të jetë në Lojërat Europiane që do të zhvillohen në qershor në Baku. Xhudistja pejane, kampione e Botës në fuqi, nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të një problemi në ligamentet e gjurit të majtë, për të cilin ju nënshtrua dhe një operimi gjatë muajit janar. Pavarësisht se periudha e riaftësimit ka vajtur mirë, Kelmendi nuk ka dashur të rrezikojë duke deklaruar mospjesmarrjen. Sportistja ka njoftuar për këtë vendim të sajin dhe Federatën Europiane të Xhudos si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Xhudistja pejane ishte favoritja kryesore për fitimin e medaljes së artë në Lojrat Europiane, që do të zhvillohen nga data 12 deri më 28 qershor në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.