12 maj 2015 – Policia rrugore e Riminit në prag të sezonit veror ka ndërmarrë një fushatë inspektimesh të kamionëve, trajlerave dhe autobusëve me targa jo italiane sidomos ato me targa ekstrakomunitare. U inspektuan 40 kamionë TIR dhe autobuzë. U gjobitën 12 mjete. Gjobën më të rëndë e hëngri një autobus shqiptar i kompanisë “Hermes Lines”. Shoferi u gjobit, sepse autobusi e kishte fiksen e zjarrit të parevizionuar, kasetën e ndihmës së shpejtë e kishte me materiale të skaduara, ndërsa xhamin e parë të dëmtuar. Këto të meta mund të çonin në rrezikimin e shëndetit apo edhe të jetës së udhëtarve.
Linku:
http://www.newsrimini.it/2015/05/autobus-e-tir-non-a-norma-in-materia-di-sicurezza-2500-e-di-multa-a-bus-albanese/





