12 maj 2015 – Padyshim që gjykimi i arbitrit kryesor të ndeshjes Teuta-Kukësi ishte shumë penalizues për ekipin durrsak dhe një 11 metërsh që nuk ju akordua Teutës në minutën e 91 si dhe një 11 metërsh që ju akordua Kukësit jashtë zone rrezikojnë seriosisht Teutën për mbijetesën. Është e pafalshme që gjykimi i gabuar i një njeriu që quhet arbitër të dënojë një ekip në fushë, investimet e presidentit dhe të Bashkisë si dhe një qytet të tërë. Natyrisht Teuta do ta luajë finalen e saj kundër Apolonisë por nëse arbitri Alla do të kishte gjykuar në mënyrë të paanshme Teuta do të kishte marrë të paktën një pikë në fushën e saj. Përveç penalizimit në fushë arbitri Alla dënoi me karton të kuq edhe trajnerin Gentjan Begeja për protesta dhe pikërisht pamja e Begesë që ndjek ndeshjen i trishtuar nga shkallët e stadiumit është panorama më e mirë e një padrejtësi të rëndë që ju bë ekipit durrsak nga një arbitrim që është pak të thuhet i papërgjegjshëm.
Gjykimi që penalizoi rëndë Teutën në ndeshjen e fundit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Si ta dallosh nëse partneri është emocionalisht i dobët
Yndyrosen shpejt flokët? Ja gabimi kryesor me maskën
Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në fokus strategjia e komunikimit me qytetarët
“Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ E bija e Dr. Florit flet hapur për babain dhe BBV: Raporti i Selin dhe i Mirit është i…





