10 maj 2015 – Prezantuesi i “Zonë e lirë”, Arian Çani ka deklaruar se “çamët dhe sarandiotët edhe t’i vrasësh është pak!”. Ai e ka lëshuar këtë gjatë emisionit të së premtes, kur i ftuar ishte këngëtari Arjan Koka për të promovuar një këngë për Çamërinë. Kjo deklaratë e Çanit është përsëritur dy herë, por nëse në emision nuk ka pasur reagime, ato kanë ardhur më vonë.
Një prej tyre ishte doktor i shkencave të filozofisë, Përparim Kabo. Ai i ka kujtuar Çanit se: “Çamëria është pellazgjia zoti Çani… që kur zoti Karapano zbuloi Dodonën dhe grekët për dy vjet gërmuan dhe zbulimet arkeologjike u treguan se ishte një tjetër kulture jo helene. Ja pse ata grekët nuk i duan çamët ndërsa ju zoti Çani i quajtët të pa besë. Po pse sarandjotët, pse edhe ata u dashkan vrarë se kanë Butrintin, Lekursin, Finiqin… Po pse ne që jemi nga Saranda u dashkemi vrarë dhe pak e paskemi. Ky është një turp, por shumë shpejt do ta marrësh përgjigjen o gojëhidhur…”, shkruan profesor Kabo.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





