10 maj 2015 – Drejtori teknik i Teutës, Ilir Biturku, deklaroi në fund të ndeshjes se loja nuk i përshtatej rezultatit. Ai akuzoi gjyqtarët, të cilët, sipas tij, ndikuan në rezultat.“Nuk e merituam këtë humbje. Skuadra luajti shumë mirë dhe nuk e meritoi. Gjykimi, për mendimin tim, ishte ai që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje dhe jo skuadra e Kukësit, e cila, përgjatë pjesës së dytë, nuk doli një herë të vetme nga gjysmë- fusha, përveç rastit të golit dhe në minutat e fundit me një aksion.Lojtarët dhanë maksimumin, por nuk mund të luftosh kundër të gjithëve. Kemi shumë rezerva për penalltinë e Kukësit, ndërsa na u mohua një e tillë. Moviola e tregon shumë qartë”, ka thënë Biturku.

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"